E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama nxjerr nga fondi i rezervës 50 mln lekë për samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë
Lajme

Rama nxjerr nga fondi i rezervës 50 mln lekë për samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë

Samiti i datës 6 Dhjetor që do të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve të Bashkimit Europian si dhe Ballkanit Perëndimor, do i kushtojë shqiptarëve një faturë financiare prej 50 milionë lekësh të reja nga buxheti i shtetit.

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është marrë vendimi për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022 prej 50 milionë lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Në vendim saktësohet se efekti financiar për këtë shpenzim do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2022.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000(pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen për herë të parë në Tiranë për të mbajtur samitin e parashikuar në datë 6 Dhjetor. Në po të njëjtën datë ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës të opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.