“Rama Out”, mblidhen mbi 450 mijë firma për largimin e kryeministrit
Paralelisht me protestat që po mbushin sheshet në Shqipëri dhe në diasporë, pakënaqësia ndaj qeverisë po merr përmasa të mëdha edhe në hapësirën digjitale. Një peticion online me sloganin “Rama Out” po përhapet me ritme të shpejta në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga nismat më të fuqishme qytetare të kohëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, peticioni ka arritur deri tani në 454,086 firma. Ky numër përfaqëson rreth 40% të objektivit final prej 1,000,001 nënshkrimesh, duke treguar një mobilizim të gjerë të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke e parë atë si një mënyrë konkrete për të shprehur qëndrimin e tyre: “Nëse mendoni se vendi ka nevojë për ndryshim, mos qëndroni në heshtje.”
Rritja e shpejtë e numrit të firmave vjen në një moment të tensionuar, kur vendi po përballet me protesta të vazhdueshme që lidhen me çështje ekonomike, sociale dhe politike. Në këtë kontekst, peticioni po shihet si një reflektim i drejtpërdrejtë i pakënaqësisë së akumuluar ndër vite.
Për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme dhe të shprehin vullnetin e tyre, peticionin mund ta gjejnë dhe ta nënshkruajnë në adresën zyrtare: ramaout.com
Ndërkohë, nisma po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një tregues të qartë të klimës publike, teksa numri i firmave vijon të rritet çdo ditë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



