E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama paralajmëron:Kush ka makinë luksi dhe pasuri të pajustifikuara, do kalbet në burg
Lajme

Rama paralajmëron:Kush ka makinë luksi dhe pasuri të pajustifikuara, do kalbet në burg

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek aksioni i shumëpërfolur kundër makinave të luksit dhe pasurive të pajustifikuara.

Ai theksoi se kushdo që ka një pasuri të pajustifikuar, do kalbet në burg.

“Do jetë i kopsitur edhe nga pikëpamja legale që të mos jetë një operacion që fillon me sukses me policinë dhe dështon në hallkat e tjera.

Ne do shtrijmë këtë proces deri kur feudali i fundit të jetë dorëzuar, se historia e Shqipërisë të ndarë në feude të fortësh për ne është e papranueshme.

Kush ka pasuri të cfarëdollojshme, që nga pasuritë e mëdha me 4 rrota, deri te pasuritë me shumë kate, por s’ka bërë një punë në jetën e vet, do duhet ta justifikojë ose do kalbet në burg”, tha kreu i qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.