E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama për 11 majin: Vota këtë vit ka rëndësi gjeostrategjike!
Lajme

Rama për 11 majin: Vota këtë vit ka rëndësi gjeostrategjike!

Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish sot serinë “Sy M’sy” ku u përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale.

“Më 15 maj një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit. Më 15 mirëpresim liderët e BE dhe më 16 vijnë këtu liderët e kontinentit me përjashtim të Rusisë. Kjo është Shqipëria e sotshme, ndaj është e rëndësishme që çdo shqiptar të kuptojë se më 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, sepse çdo shqiptar duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave me BE dhe për të mos krijuar në sytë e tyre asnjë dyshim se në Shqipëri ka mjegull dhe një shumicë solide.
Hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët përputhen me vullnetin për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Vota këtë vit ka një peshë gjeopolitike në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë.
Kur të gjithë po flasin për kërcënime e rreziqe ne na duhet qëndrueshmëri, lideship dhe unitet. Moment ekzistencial për Europën dhe Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.