Rama për çeshtjen e detit :Nuk i jap llogari Presidentit me kë flas unë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur live pyetjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta nëse ai ka folur në telefon me ministrin e jashtëm grek për çështjen e detit (zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon).
“Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit”, u shpreh Rama.
Po ashtu kryemintri mohoi të ketë një marrëveshje me Greqin, madje theksoi se negociatat kanë stopuar për shkak se nuk është gjetur dakordësi për delegjitmimin e ujërave territoriale.
Pjesë nga intervista në “Open”:
Pse grekët janë në avancë me qëllime politike dhe duke i kthyer në iniciativë diplomatike?
Nuk e kanë thënë kurrë këtë gjë. Unë nuk ulem dot tani në këto banalitet e që të rri duke vënë metrin. Detin e keni aty mos kini merak. Shkoni lahuni rehat. Monikën e keni atje ju skuq edhe peshq. Nuk ka marrëveshje dhe me Greqinë problemi nëse zgjidhet, do të zgjidhjet vetëm me marrëveshje.
Pse kanë stopuar negociata me Greqinë?
Nuk është zgjidhur sepse nuk jemi dakordësuar pikë për pikë këtë çështje. Duhet dakordësi për t’u zgjidhur. Çështjen e marrëveshjes për delegjitmimin e ujërave territoriale.
Po përgatiteni për negociata të reja?
Kam kënaqësinë të flas shumë shpesh. Është një mik shumë i mirë dhe person me nivel pozitiviteti mbresëlënës. Me palën greke nuk kemi diskutuar në asnjë rast qysh se ka ndryshuar qeveria lidhur me çështjen e detit. Asnjëherë në asnjë instancë nuk kemi diskutuar.
Presidenti ju pyet nëse keni folur me ministrin grek?
Një president që bën një pyetje të tillë do peshk. Do peshk. Nuk bëhet transparencë kur nuk ka marrëveshje. Nuk ka punë presidenti se me kë flas unë, nuk i jap llogari presidentit. Ndërsa me kryeministrin e Greqisë kam folur dy herë. Një herë kam folur pas tërmetit dhe herën e dytë jam takuar në OKB.
***
Ish-kryeministri Sali Berisha thekson se në marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë, LSI-ja ka qenë në opozitë, duke hedhur kështu poshtë akuzat e drejtuesit të qeverisë aktuale, Edi Rama.

Në lidhje për “Opinion”, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit greke për zgjerimin me 12 milje në det nuk duhet të pranoheshin nga Shqipëria.
Berisha: Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Ai ishte para jush si kryeministri i dajres dhe kazanit. Mashtroi për të mos përdorur atë fjalën e asaj të shëndoshës. Autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën edhe mazhorancën që do të ketë një deklaratë të tillë nga kryeministri grek. Ai plotëson Shqipëria këto kushte? Nuk i plotëson! Ky është akti tjetër i paturpësisë dhe tradhtisë. Ai foli për Shqipërinë dhe Italinë që janë vende kufitare në detin Jon! Këtë mund ta thotë Sllovenia dhe Kroacia që nuk janë pjesë e Jonit, por nuk mund ta thotë kurrë Shqipëria që është pjesë e detit Jon.
Për çfarë arsye e mohon Zoografi Bis që nuk e prek Shqipërinë? Ai tha se zgjerimi nuk e prek Shqipërinë, por zgjerimi prek plotësisht Shqipërinë. Është e vërtetë që nuk ka marrëveshje, por është e vërtetë absolute në proces marrëveshjeje. Ne kemi të drejtë të themi që e bëtë këtë duke ndryshuar rregullat në mes të lojës, pasi ne jemi në proces marrëveshjeje. Në këtë mënyrë i jep avantazh absolut Greqisë, e cila nesër thotë në Gjykatën Ndërkombëtare thotë se kryeministri i atij vendi që kemi marrëveshje.
Unë absolutisht nuk do ta njihja. Kjo nuk mund të pranohet nga pala shqiptare sepse terreni është i pakrahasueshëm me atë Greqi-Itali, së dyti kemi një proces marrëveshje, së treti urdhëroni të ulemi të zgjidhim problemin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



