E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama përdor policet femra për të ‘mbrojtur’ kryeministrinë nga protestuesit
Lajme

Rama përdor policet femra për të ‘mbrojtur’ kryeministrinë nga protestuesit

Ashtu siç ka ndodhur edhe në protesta e tjera, në kordonin e parë të policisë para kryeministrisë qëndrojnë femra. Kjo tashmë është kthyer në një praktikë të policisë pas protestave në qeverisjen Rama. Duket se kjo taktikë përdoret për të shmangur incidentet pasi protestuesit do ta kenë më të vështirë të konfrontohen apo të godasin femra.

Përpos këtij kordoni mbrojtës, bëhet me dije se në gadishmëri do të jenë rreth 1500 forca policie. Po ashtu përreth protestës policia ka blinduar rrugët me makina dhe me spaiper në tarracat e institucioneve. Nag ana tjetër ministria e Brendshme ka bërë thirrje për protestë të qetë, ndërsa ka paralajmëruar se do të merren masa për ata që do të cënojnë ligjin dhe rëndin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.