E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama poston albumin e fotove nga Parisi me momentet ‘pikante’: Ditë krejt e posaçme
Lajme

Rama poston albumin e fotove nga Parisi me momentet ‘pikante’: Ditë krejt e posaçme

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë këtë të shtunë të 12 nëntorit, në ditën që do të mbahet protesta kombëtare e opozitës përpara Kryeministrisë.

Që prej ditës së djeshme kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Paris ku merr pjesë në panelin e Forumit të Paqes.

Këtë të shtunë, Rama ka publikuar një foto album në rrjetet sociale, të disa momenteve nga forumi i mbajtur të premten në Paris.

Në këto foto shihet dhe takimi i Ramës dhe bashkëshortes së tij Linda me çiftin presidencial Emanuel Macron dhe Brigitte.

Rama e ka quajtur këtë një ditë “krejt e posaçme”.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të posaçme në Paris për Forumin e Paqes, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeminstri Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.