E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama premtoi sërish rritje pagash, reagon PD: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë
Publik News

Rama premtoi sërish rritje pagash, reagon PD: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave dhe premtimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me pagat dhe taksat, nëse fiton mandatin e tretë qeverisës.

Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat thotë se “kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë”.

 

Ndërkohë Garo thekson se PD, nëse vjen në pushtet, “do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, Rama sёrisht iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote.

Cdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs.

Te gjithe shqiptaret e kane te qarte që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet.

Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.