Rama prezanton Gjicin për Kukësin: E gjetëm kampion, pasi të merrni bashkinë, fitoni dhe kampionatin…
Safet Gjici, presidenti i Kukësit eshte kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, per garen vendore te 30 qershorit.
Këtë gjë e ka zyrtarizuar vet kryeminstri Edi Rama në takimin “Bashkia qe duam”, me qytetarët që ka zhvilluar sot në Kukes.
“Kandidanin për kryetar bashkie, nuk e solla unë, por e gjeta këtu dhe ja ku e keni (duke iu drejtuar Gjicit). E gjetëm mes jush dhe e gjetëm kampion, ose pretendent për kampion, se këtë vit më duket se…. Po të paktën, nëse nuk fituat kampionatin, fitoni bashkinë. Pasi të bëni këtë, fitoni dhe kampionatin”, ka thënë Rama.
Ne mbyllje te takimit, Rama ka komentuar edhe ne profilin e tij ne Twitter.
“Një supertakim në Kukës me mijëra qytetarë, aty ku sot nisëm ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar.
Faleminderit të gjithëve, me bindjen se së bashku do ta kthejmë Bashkinë e Kukësit në motor ndryshimi e zhvillimi me #PartinëSocialistedhe #SafetGjicin“- shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



