E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama :Prokuroria dhe Gjykatat e kishin fajin per makinen e Policisë në Elbasan
Lajme

Rama :Prokuroria dhe Gjykatat e kishin fajin per makinen e Policisë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka shprehur emocione lidhur me goditjen e makinës së Policisë në Elbasan nga bandat, duke zbuluar se ajo ngjarje iu duk degraduese, fyese, e papranueshme. Njëkohësisht ai drejtoi gishtin tek fajtorët, që sipas tij ishin dy: Prokuroria dhe Gjykatat!

“Nëse këtu në Shqipëri do të kishte Prokurori dhe Gjykatë në lartësinë e betejës, nuk do të kishte ardhur dita ta shikonim atë video”, tha kreu i qeverisë, duke përjashtuar veten nga përgjegjësia, si i akuzuari kryesor nga opozita për lidhjet e tij politike me anëtarë të arrestuar dhe në kërkim të asaj bande.

“Një gjë duhet thënë, – tha Rama në takimin me drejtuesit e Policisë së Shtetit, – jo për të justifikuar çfarëdo qoftë po për të vënë gishtin deri në fund në plagë: Për Policinë e Shtetit në këto 4 vitet nuk ekziston një frymë e gjallë që nuk kapet. Nuk ekziston një bos, një kapo apo një tërësi elementësh të rrezikshëm që nuk kapen. Jo, në këtë territor nuk ekziston një drejtësi që i le prapa hekurave.

Po të ishte dëgjesë me publikun, që nuk është dëgjesë, do t’i kërkoj çdo burri apo gruaje këtu të dëshmonte e secili do të mbante një fjalim të gjatë për sa e sa raste kur Policia i ka futur tek dera e Gjykatës dhe Gjykata i ka nxjerrë nga dera tjetër.

Sa herë këta bosë, këta kriminelë kanë hyrë atje me kapuç në kokë dhe u kanë thënë atyre atje se “tani do të flasim bashkë”! Nuk kishte gjë më degraduese, më fyese, për Policinë e Shtetit, se ajo video që doli gjithandej në Elbasan. E papranueshme!

Por, nëse këtu në Shqipëri do të kishte Prokurori dhe Gjykatë në lartësinë e betejës, nuk do të kishte ardhur dita ta shikonim atë video.

Për ta mbyllur, çdo drejtues dhe punonjës Policie, të mbajë kokën lart dhe të jetë i sigurt se do të jetë i mbështetur fuqimisht për të mbajtur lart flamurin e Policisë së Shtetit që ne e kemi ngritur dhe nuk e ul asnjë furtunë balte.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.