Rama publikon foto me shqiptarin kampion në Formula: Më mbushi zemrën plot me kënaqësi
Kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë mjaft speciale për t’u “çlodhur” pas një seance të ngarkuar ditën e sotme në Kuvend.
Në zyrën e tij ka shkuar Lirim Zendeli, një djal nga Maqedonia e Veriut, i cili është shpallur kampion në Formula 4 dhe 3, sezonin e ardhshëm garues dhe në Formula 2.
“Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1”, shkruan Rama në rrjete sociale.
Kreu i qeverisë tregon se kanë biseduar për planet e së ardhmes së kampionit Zendeli.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



