E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama reagon menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv…
Politikë

Rama reagon menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv…

Kryeministri Rama reagon menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur sot më 15 prill nga Presidenti Ilir Meta.

Rama vlerëson si të dobishme mbledhjen dhe shkëmbimin e opinioneve me Bashën dhe Metën, ndërsa thotë se sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Kujtojmë se, pak më parë dhe zyra për mediat e Presidencës ka lëshuar një njoftim për përfundimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Meta ka vlerësuar rëndësinë e rritjes së efikasitetit të masave, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, i ekonomisë kombëtare, si dhe përmbyllja e vitit shkollor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.