E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Rritja e pagës minimale jo për fushatë por se njerzit na besojnë
Politikë

Rama : Rritja e pagës minimale jo për fushatë por se njerzit na besojnë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se rritja e pagës mininale në Shqipëri me 400 mijë lekë nuk është një vendim që nuk ka ardhur si pasojë e fushatës për zgjedhjet elektorale.

Sipas tij, kishte ardhur koha që pagat të rriteshin, edhe pse kundërshtarët e tij nuk e besojnë, por Rama, në “delir”, ka theksuar se ky nuk është një problem pasi janë njerëzit ata që i besojnë qeverisë.

“Rritja e pagës minimale sot 40 mijë lekë u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale. Shumë njerëz komentojnë që thonë duhet të jetë 800-900, duhet të jetë 1200. Problemi nuk është dëshira, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur.

Paga minimale ka një logjikë, por nga ana tjetër s’mund të vazhdonim me programin që nuk ishte parashikuar. Lufta në Ukrainë ka një lidhje shumë të madhe. Në këto kushte s’mund të mos reagonim. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale. Në prill bëhet 40 mijë lekë. Kjo s’ka lidhje me fushatat. S’kemi pse të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Paga minimale është rritur se është koha për t’i dhënë të gjithë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se ato të deklaruara”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.