E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama shkon vetë në Këshillin Politik, Basha dërgon Gazment Bardhin dhe nis vizitën në Kosovë
Publik News

Rama shkon vetë në Këshillin Politik, Basha dërgon Gazment Bardhin dhe nis vizitën në Kosovë

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 11.00, për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Komisioni i Ligjeve, për hapjen e pjesshme të listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Edi Rama është vetmi nga “të mëdhenjtë” që do të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve përveç përfaqësuesve politikë që hartuan marrëveshjen për Zgjedhoren në 5 qershor. Ndërkohë, Presidenti Meta i cili propozoi që këto ndryshime të diskutohen mes palëve në tryezën e Këshillit Politik nuk e ka pranuar apo konfirmuar ende pjesëmarrjen.

Kujtojmë se, Mazhoranca qeverisëse pranoi kërkesën e opozitës parlamentare, e përfaqësuar në Këshillin Politik nga Myslim Murrizi, për hapjen e listave dhe shtoi kërkesën e saj për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Këto ndryshime shkaktuan reagimin e ndërkombëtarëve dhe të vetë opozitës që i cilësoi ato si “përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur zgjedhjet e ardhshme.”

Gjithashtu, kreu i demokratëve Lulzim Basha nuk ka zgjedhur të shkojë vet në tryezën e Këshillit Politik por ka dërguar atje Sekretarin e Partisë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin e LSI. Sot dhe nesër Basha do të jetë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit atje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.