E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘shkund’ qeverinë? Priten largime të bujshme nga kabineti
Lajme

Rama ‘shkund’ qeverinë? Priten largime të bujshme nga kabineti

Zhvillimet e fundit politike sugjerojnë se vendi mund të hyjë në një fazë të re qeverisëse, ndërsa në sfondin e protestave po shtohen sinjalet për një riformatim të mundshëm të kabinetit.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste janë artikuluar hapur diskutime për ndryshime në qeveri. Këto zëra janë forcuar edhe nga vendimi i papritur për të shtyrë mbylljen e sesionit parlamentar.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, mësohet se Kuvendi nuk do ta mbyllë aktivitetin me seancën e sotme, por punimet do të vijojnë deri më 31 korrik. Ky zhvillim lë hapësirë për organizimin e një tjetër seance plenare, ku mund të shqyrtohen edhe dekretet presidenciale në rast se konkretizohen lëvizjet në kabinet.

Diskutimet për ndryshime kanë nisur që prej ditës së djeshme në ambientet e Kuvendit, ku sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për performancën e disa anëtarëve të qeverisë.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Kryeministria, megjithatë burime të afërta konfirmojnë se ndryshimet mund të jenë çështje kohe dhe se një riorganizim i kabinetit pritet të konkretizohet shumë shpejt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.