Rama shpall 13 shkurtin ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 13 shkurti do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbje për mijëra viktimat e shkaktuara nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, ka shkruar Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



