Rama s’tërhiqet nga sulmet ndaj Drejtësisë: Do merrem prap me ta
Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga sulmet ndaj Drejtësisë, duke theksuar se do të merret përsëri me ta për çështje të interesit publik, por edhe për arsye personale.
“Është edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prap kanë kërkuar në Kushtetuese rritje pagash”, u shpreh kryeministri.
Rama foli më tej rreth denoncimeve të qytetarëve dhe refuzimin e tij për të qëndruar i heshtur, ndërkohë që qytetarët përballen me zaptues që kapin gjyqtarët. Ai tha se nuk do të presë ILD-në, për shkak të mënyrës se si trajton rastet, duke u shprehur se ILD “aminston në tavolinë Gjelin e Thethit” dhe se ka shpallur mosfillimin e çështjes pa u hyrë fare fakteve.
“Jam marrë dhe do të merrem prap me ta për çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prap kanë kërkuar rritje pagash, u tejkalua skema natyrale e çdo shteti që ti jepnim mundësinë të ndiheshin të mirëpaguar, janë më të mirëpaguar në rajon.
Por kjo s’do të thotë që duhet të jenë mbi Presidentin dhe nuk do të thotë se nëse rriten pagat e infermierëve e mësuesve të rriten pagat e tyre se duan të kenë paga më të larta.
U shqetësuan ata? Por unë si tia bëj?! Kur qytetarët denoncojnë ‘na kanë zënë rrugën”. Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që ë dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar.
Të pres ILD, atë të pres? Që aminston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve,” u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



