E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon kandidatin e PD-së në Vlorë: Para tij, Dash Shehi është njeriu më esëll që ka Shqipëria
Publik News

Rama sulmon kandidatin e PD-së në Vlorë: Para tij, Dash Shehi është njeriu më esëll që ka Shqipëria

Teksa komentonte listën e PD-së, për kandidatët për deputetë, kryeministri Edi Rama u ndal tek disa emra në veçanti.

Ai komentoi kandidimin e Bujar Leskos në Vlorë, i cili sipas tij, edhe Dash Shehi është më esëll se ai.

Rama tha se në listën e PD-së nuk ka asnjë prurje të re, por Basha vetëm ka ricikluar figurat e vjetra politike.

“Ka mundësi që oferta që jep e djathta të jetë Leskua i KLSH-së. Përpara Leskos, Dash Shehu është njeriu më esëll që ka Shqipëria. Këto janë prurjet. Çfarë fiton Durrësi me Agron Dukën, çfarë fiton Vlora me Leskon”,- tha Rama.

Rama është shprehur se Basha ka futur më shumë “lojtarë” në lojë sesa lejohen vetëm për tu bërë qefin.

Gjithashtu për listën e PD në Tiranë Rama tha se në krye ka Sali Berishën, teksa u shpreh se një nga dy emrat e listës janë “fosile”.

“Tjetra është që nuk ka mundësi është e pamundur të fusësh një skuadër të fushë për të kuajtur për tu bërë qefin. Skuadra futet në fushë për të fituar. Të futen lojtarët që mos u ngelet hadri. Skudra jonë është futur për të fituar ndeshjen për të pasur të qartë objektivin. Që të kualifikohemi për të vazhduar, për të përfaqësuar Shqipërinë.

Ata që e kanë zemrën djathtas, cili është ai qytetar që e ka zemrën djathtas që në Tiranë do dal nga shtëpia të votoj për një skudër ku kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë në radhë një në dy fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Dezdemona Nesila Doda, Dash Shehi me kto emra që thash mbaroi gjysma e skuadrës. Kjo është alternativa për Shqipëri, me këtë Shqipëria fiton me Fatmir Mediun. Me Fatmir Mediun fitojnë bizneset,” tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.