E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim me opozitën parlamentare, pritet t’i bindë që të firmosin marrëveshjen e rëndësishme (Detaje)
Publik News

Rama takim me opozitën parlamentare, pritet t’i bindë që të firmosin marrëveshjen e rëndësishme (Detaje)

Pritet të nisë pas pak minutash takimi i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e opozitës parlamentare lidhur me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se në thelb të këtij takimi është firmosja e marrëveshjes për votimin në Kuvend të një tjetër marrëveshje të arritur mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, atë të 5 qershorit.

Takimi ishte parashikuar të niste në orën 19:00, në Kryesinë e Kuvendit, me pjesëmarrjen e 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, Myslym Murrizin, Edmond Stojkun edhe Nimet Musain.

Marrëveshja që PS do t’i kërkojë opozitës të firmosë, i kërkon këtyre të fundit të mbështesin me votë në Kuvend në datën 23 korrik marrëveshjen për Reformën Zgjedhore të arritur në Këshillin Politik.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ngulmon në dy ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet, hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.