E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama takim me pensionistët në Durrës: Deklaroni pagat! Do rrisim presionin ndaj kompanive dhe bizneseve
Lajme

Rama takim me pensionistët në Durrës: Deklaroni pagat! Do rrisim presionin ndaj kompanive dhe bizneseve

 Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët e Durrësit, nga ku foli për ngërçin me mos deklarimin real të pagave, që për pasojë ndikon pensionet.

Edi Rama ne Durrës

Edi Rama ne Durrës

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të deklarojnë pagat e tyre reale dhe të mos bëjnë marrëveshje të jashtëligjshme me punëdhënësin duke marrë një pjesë të pagës në të zezë.

Gjithashtu kreu i shtetit tha se qeveri do të rrisë presionin ndaj kompanive dhe bizneseve për të deklaruar pagat e plota të punëmarrësve dhe të paguajnë taksat.

Edi Rama: Pjesëmarrja e pensionisteve në përqindjen e rritjes ekonomike. Ne po shohim si të fusim një kusht që përqindja mbi parashikimin të jetë një përqindje nga e cila në radhë të parë të përfitojnë pensionistët. Sot pagat reale janë më shumë se ato deklarohen, pikërisht për t’iu shmangur taksave.

I thotë punëdhënësi punëmarrësit po të jap këto 500 në bankë se deri në 300 nuk ka tatim dhe 300 të tjera po ti jap në dorë. Ky që i merr bën dy gabime shumë të mëdha, merr pjesë në vjedhjen e një pensionisti, e dyta godet veten se kur del në pension do ketë pension të vogël. Duhet çdo punëmarrës të kuptojë që nëse  bën marrëveshje me punëdhënësin i bën gropën vetes, sepse do i dali pensioni i vogël dhe sot për sot vjedh një pensionist.

Ne do ta rrisim shumë presionin te kompanitë dhe ata që kanë bisnese. Nuk ka vend në Ballkan që biznesi i vogël të ketë zero taks, vetëm Shqipëria e ka këtë. Në i kërkojmë biznesit të vogël të paguajë vetëm sigurimet shoqërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.