Rama thirri takimin e fitores, Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve
Ndërkohë që numërimi i votave po i afrohet fundit dhe PS vijon të ruajë 74 mandate në rang vendi, kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë takime me drejtuesit politik të qarqeve.
Mësohet se takimi i kreut të selisë blu me drejtuesit e qarqeve do të zhvillohet rreth orës 18:30.
Më herët, gjatë ditës së sotme, Basha ka zhvilluar takim dhe me dy aleatët e tij, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Fatmir Mediun e PR.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një takimi të fitores me simpatizantët rreth orës 18:00.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, njoftoi më herët Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



