E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni e pini kafe në atdhe!
Lajme

Rama thirrje emigrantëve: Kthehuni e pini kafe në atdhe!

Kryeministri Edi Rama ka ftuar emigrantët shqiptarë në Britani të kthehen në atdhe, duke i bërë një thirrje për të shijuar një kafe siç duhet në Shqipëri.

Ai u shpreh me humor: “A pihet kafja në Angli siç pihet këtu?”

Kryeministri theksoi se Shqipëria ofron një përvojë të veçantë, një ndjenjë që ai e ka kuptuar më mirë kur është kthyer në vendin e tij, një përvojë që nuk mund ta gjesh askund tjetër.

Rama: Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër.

Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!

E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë dmth.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.