E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon ç’do ndodhë më 13 dhjetor në Bruksel: Kemi bashkëpunuar me Mira Muratin për…
Lajme

Rama tregon ç’do ndodhë më 13 dhjetor në Bruksel: Kemi bashkëpunuar me Mira Muratin për…

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS me batuta, duke u thënë pjesëmarrëseve se edhe pse janë lodhur, do duhet të dëgjojnë edhe fjalimin e tij.

“Kongres goxha i gjatë, ditë pushimi… as ju nuk thatë u lodhëm. Mbase disa e menduan, por e rëndësishme është që jemi të gjithë këtu për ta përmbyllur këtë ditë dhe prandaj duroni edhe fjalimin tim si zakonisht të shkurtër”, tha Rama me humor.

Më tej ai deklaroi se PS mundi që të përballonte të treja furtunat, siç i quajti ai, duke iu referuar  Tërmetit, pandemisë dhe luftës dhe pasojat e  saj edhe për vendin tonë.

“Falë PS të treja furtunat dërrmuese na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcë dhe dinjitet të një shteti që ende nuk ua plotëson dot shumë gjëra qytetarëve, por ama nuk i lë vetëm kurrë në momentet e vështirësive të mëdha.

Sot Shqipëria çmohet botërisht si kurrë më parë për përparimet e dukshme që ka bërë”, tha ai më tej.

Edi Rama duke u ndalur te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, në Kongresin e  PS, ka treguar se ka bashkëpunuar me Mira Muratin, drejtuese e Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve  me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.

Rama tregoi se kërkesa e BE për harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE, do të bëhet përmes ChatGPT, duke eliminuar sipas tij “një armatë me përkthyes dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro”.

Kjo është bërë e mundur pasi i ka kërkuar ndihmë Muratit, duke thënë se kjo do të jetë dhe “dhurata e Vitit të Ri nga Shqipëria’ për liderët e BE në mbledhjen e 13 dhjetorit në Bruksel.

“E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefoni i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë ‘po të dëgjoj’.

Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’.

Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.

Pra, besoj se është e qartë se asnjë cic-mic, nuk e vonon dot Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Jo vetëm që do e bëjë shumëfish më shpejtë se sa më i shpejti e ka bërë më parë dhe bujarisht do ndihmojmë edhe Kosovën, edhe pse nuk është ende vend kandidat. Askush nuk e ndalon dot që në legjislacion të funksionojë si një vend anëtar i BE-së”, tha Ramap

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.