Rama tregon çfarë përfiton Shqipëria: Është komentuar se tenderat për ngritjen e qendrave i janë dhënë malavitës shqiptare, por…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nga Shëngjini ku vizitoi kampet e emigrantëve si miku i saj, kryeministri Rama sulmoi emisionin e RAI 3 për Shqipërinë.
Sipas Melonit, emisioni i RAI3 për Shqipërinë ishte një fushatë denigruese e pamerituar dhe Rama s’ishte shënjestra.
‘Falënderoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje. Përsëris të gjithë afërsinë e qeverisë italiane për sulmet që i janë bërë kryeministrit Rama, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar Italianë. Kemi ndjekur edh enjë fushatë kundër qeverisë dhe se Shqipëria është një narkoshtet. Nuk është hera e parë që Shqipëria dhe Rama i ofrojnë bashkëpunimin Italisë.
Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE-së dhe për të zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë. Më kujtohet kur në ditët më dramatike të COVID, qeveria shqiptare ofroi, na ndihmoi me 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, ashtu edhe në raste të tjera. Dhe një nga gazetat italiane e titulli “Përralla e bukur” dhe sot kryeministri Rama quhet “kriminel”. I them Ramës, se nuk është ai shënjestra dhe italianët e kuptojnë.
Luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, emigracionit të paligjshëm dhe përmes kësaj marrëveshje, Shqipëria ka vendosur në dispozicion disa territore në të cilat Italia po kryen punimet për ngritjen e dy qendrave, ku në Shëngjin do të mirëpriten emigrantët dhe më pas do të dërgohen në Gjadër. Është një marrëveshje inovative. 15 vende të BE-së nga 27-të nënshkruan dhe i dërguan një apel KE-së për të kërkuar, që këto vende, të ndjekin shembullin e marrëveshjes me Italisë dhe Shqipërisë. Edhe vetë qeveria gjermane këshilluan ndjekjen e modelit italian.’, tha Meloni.
Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama ndodhen në Shëngjin ku po inspektojnë qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.

Rama: Unë e kam përsëritur vazhdimisht që ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratikë, i anëtarësimit të saj në NATO apo anëtarësimit të saj në BE si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe regjime të imponuara ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleat strategjik BE dhe SHBA, ashtu sic ka të gjitha të mirat ka edhe pjesën që është sfiduese. Pra raportet në këtë komunitet nuk janë menu që kur ti do të jesh i ndihmuar, kur ti do të kesh mundësi për të investuar në një rruga të daljes përfundimtarë nga tuneli dhe ngjitjes në majë ku shqiptarët aspirojnë dhe nga ana tjetër posi këto i ke marrë, kur vjen puna tek sfidat dhe ato momente që nuk janë momente lumturie, të thuash jo.
Ne mund të thoshim jo sic thanë të tjerët kur ata në Kabul u lanë në mëshirën e fatit, por duke qenë një vend që jemi në NATO, ama jemi të vetëdijshëm që nuk jemi një fuqi ushtarake për të përcaktuar fatet e luftërave ku futet NATO, na takon ne, mos harroni që jemi i vetmi vend që kemi pasur më shumë hebrenj sepse ne jemi lindur në një vend që në ADN e vet e ka të shkruar që Shtëpia e shqiptarit është2 e zotit dhe e mikut”. Nuk ishte një xhest i kalkuluar.
Ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, se po të kishim kërkuar nuk do ishim ne. Çfarë do fitojë ekonomia lokale këtu nga kjo marrëveshje, ne nuk e kemi bërë këta kalkulim. Është e tmerrshme të shohësh sesi kjo marrëveshje është komentuar deri tek dhënia e tenderave të qendrës malavitës shqiptare. Gjithçka administrohet nga pala italiane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



