Rama tregon detajet nga samiti i djeshëm në Bruksel: Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat. Që në nisje të fjalës së tij ai foli mbi samitin e djeshëm që u mbajt në Bruksel, mes përfaqësuesve të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se ka vlerësime maksimale për skuadrën kombëtare për negociatat.
“U diskutuan perspektivat tona për në BE. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat për përmbushjen e skanimit të procedurave dhe tregjeve tona. Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një moment komik nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt këtë të mërkurë në Bruksel.
“Orkestra BE-Ballkan,” ka shkruar kryeministri krahas një videoje ku shihet përballë liderëve të unionit dhe të rajonit duke bërë rolin e dirigjuesit.
Më herët, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt sot në Bruksel.
Deklarata u bën thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



