Rama tregon dy sytë që do të monitorojnë vendin tonë nga lartësitë
Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm dy valixhe me dy objekte, ku sipas tij janë dy satelitët për të cilët janë paguar 6 milionë dollarë.
Pikërisht këto dy satelitë do të jenë ata që do të zbulojnë ndërtimet pa leje, pasi nga toka këto nuk shikohen dot, por duhet pamje nga hapësira.
Reagimi i Edi Ramës:
Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga ‘Kennedy Space Centre’ në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA 2.
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



