E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon para nëpunësve të Kavajës dhe Vorës se 1000 njerëz punojnë përditë për integrimin e vendit: Mundësia për të hyrë ne BE, reale vetëm me PS
Lajme

Rama tregon para nëpunësve të Kavajës dhe Vorës se 1000 njerëz punojnë përditë për integrimin e vendit: Mundësia për të hyrë ne BE, reale vetëm me PS

Kryeministri i vendit Edi Rama në Asamblenë e PS-së në Vorë dhe të Kavajës, tha se 1000 njerëz merren përditë me integrimin e vendit në BE.

Rama u shpreh se mundësia për të hyrë në BE është reale. Ai shtoi se BE ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e shtëpisë për të qenë pjesë e familjes europiane.

Edi Rama në Asamblenë e PS në Vorë dhe në Kavajë: 1000 njerëz merren me integrimin e vendit në BE. Janë 40 grupe që po punojnë për këtë punë. Jepet llogari se çfarë ka bërë Shqipëria për këtë sektor, për këtë e për këtë. Ne kemi qenë gati të hapim negociatat më herët, por s’ishin ata gati.

Sot e kemi në tavolinë kalendarin. Na kanë thënë bëni detyrat e shtëpisë. Mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale. Do hyjmë në dogana njësoj me italianë, francezë, gjermanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.