E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tregon rritjen në buxhetin e Forcave të Armatosura: Na keni bërë krenar në…
Politikë

Rama tregon rritjen në buxhetin e Forcave të Armatosura: Na keni bërë krenar në…

Kryeministri Edi Rama, nga Kuçova ka prezantuar së bashku me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën, buxhetin për vitin 2019 për Forcat e Armatosura.

 

Rama gjatë fjalës së tij bëri të ditur se të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, e cila është më e madhja që është bërë në vitet e fundit.

 

PJESË NGA FJALA E RAMËS

Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019, arrin në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dollarë, përbën një rritje në më shumë se 10% të krahasuar me këtë vit.

RAMAA

Mund të themi më në fund se pas shumë e shumë vitesh, lënie në hije nga vlerësimi financiar, jo vetëm që do të bëjmë një rritje, por më shumë se kaq do bëjmë një rritje të konsiderueshme.

Është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura, por është një rritje e stër merituar. Ndoshta nuk janë në sytë e publikut çdo ditë, por në sytë e aleancës në misionet që kanë marrë pjesë na kanë bërë krenar.

Jam i bindur se ju meritoni më shumë se sa buxheti jonë që kemi rritur për vitin që vjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.