Rama u përgjigjet kritikëve për vizitën në Athinë: Nuk erdha të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kritikëve për vizitën e tij në Athinë. Para mbështetësve të shumtë dhe brohoritjeve, Rama tha se kishte shkuar në Greqi për të takuar të zotët e barabartë të kësaj shtëpie
Rama: Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën dhe ndonjë tha se unë nuk duhet të vija te ju për vizitë, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do ta kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, ku shqiptarët nuk kanë ardhur të rreckosur nga malet, por janë përfaqësuesit krenar që është Shqipëria jonë.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në stadiumin “Galatsi” në Athinë ku po zhvillohet takimi me shqiptarët që jetojnë aty, falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen.
Ajo u shpreh se 25 vite më parë Rama ka qenë vetë emigrant, por sot është kryeminsitër i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Ministrja i bëri thirrje gjithë emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.
“Historia dhe gjeografia janë bërë shpesh barrikadë kundër popujve. E di që sot jeni mbledhur kaq shumë për të dëgjuar fjalën e dikujt që rreth 25 vite më parë ishte emrigrant në perëndim. Ai sot është kryeminsitir i vendit tuaj. Mjafton të mendosh se çfarë marrëzie ishte kur ju ikët nga Shqipëria e deri pak vite më parë ta mendoje se vendi ynë do të bëhej magneti i mbi 10 mln turistëve në vit, ndër të cilët edhe grekë. Për të kuptuar se si është kthyer bota përmbys. Kjo përmbysje është lajmësja e parë e një ftese për ata që kanë kursime për të investuar na bastin e sigurt të Edi Ramës dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të rrinë. Shqipëria e sotme nuk është ende vendi ku kush kthehet e gjen të shtruar rrugën, por është padiskutim vendi ku kush kthehet me dijen, aftësinë, eksperiencën e migracionit i ka mundësitë për t’ia hapurr vetes rrugën në një copëz Evropë në formim e sipër”, tha Spiropali.
Blendi Klosi
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në takimin me emigrantët shqiptarë në Athinë tha se janë hasur me shumë probleme në realizmin e këtij takimi. Klosi tha se u krijuan pengesa artificiale me poltikën që nuk donet që të mbahej ky takim.
“Mirënjohje dhe falënderime pafund. Në këtë tubim duhej të ishte një gjë fare e thjeshtë, se sa thjeshtë duhej të ishte organizuar ky takim. Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në realizmin e këtij takimi. Jemi sot me Ramën, sot në turin ‘Krenar për Shqipërinë’ që nis këtu në Athinë, pastaj në Milano, Londër, kudo ku ka shqiptar, për të folur me ta. Sa keq që vetëm këtu patëm disa probleme, pengesa të çuditshme për organizimin e takimit, pengesa artificiale, njësoj si politika kërkon të krijojë konflikte, në kundërshtim total me frymën dhe pjesëmarrjen e këtyre njerëzve. Politika përpiqej ta pengonte takimin. Nga kjo sallë e mbushur me europianë, jam i bindur se njësoj siç kapërcyem, duke folur dhe duke negociuar, ja dolëm t’ia zgjidhim. Me këto negociata ne do duhet të zgjidhim dhe problemet e pakuptimta që politika krijon vetëm për arsye elektorale mes dy popujve tanë”, tha Klosi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



