Rama u përgjigjet vlonjatëve: Doni muzikë, shkoni e kërceni në natyrë
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të gjithë bizneseve, të cilat nga dita e djeshme dhe sot kanë dalë në protesta, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore për vendosjen e muzikës nëpër lokale. Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa i referohet Vlorës thotë se në Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme. rama-biznese Sipas tij, e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit. Po ashtu, Rama u kujton bizneseve se nga dita e nesërme, ora policore per muzikëm do të shtyhet deri në 23:00, ndërsa këshillon se “kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën le të organizohet në natyrë”, aty, ku sipas tij nuk shqetëson njeri.
Protestë në Lungomare për muzikën?
1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



