E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i qartë , unë dhe  KIM më të ‘ngjitur’ se kurrë: Por procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur
Publik News

Rama i qartë , unë dhe KIM më të ‘ngjitur’ se kurrë: Por procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama duket se bien ndesh me ato të bëra më herët nga ambasadorja Yuri Kim, e cila tha se do të vijojë të qëndrojë “edhe për ca më shumë” në Shqipëri, pas njoftimit të pazakontë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Sot para gazetarëve Rama tha se procedurat për zëvendësimin e saj kanë nisur, sikundër ka njoftuar edhe MEPJ. Sipas Ramës, ministria nuk ka thyer asnjë kod etike me këtë njoftim, ndërsa shtoi se arsyeja se përse nuk komentohet për ambasadorë të shteteve të tjera, është për shkak se me SHBA kanë marrëdhënie të veçantë.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne… Njoftimi vetëm për këtë rast, sepse Amerikën e kemi të veçantë, nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët”, u përgjigj Rama.

I pyetur nëse mes tij dhe ambasadores Kim ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim me metaforë… Dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.