E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama : Vizita e Macron në Shqipëri, i hapi rrugën një sërë projektesh për zhvillimin ekonomik
Lajme

Rama : Vizita e Macron në Shqipëri, i hapi rrugën një sërë projektesh për zhvillimin ekonomik

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vizitën e presidentit francez Emanuel Macron në Shqipëri duke e cilësuar atë si historike.

Rama MACRON

Kjo vizitë zyrtare është e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike mes vendeve, çka sipas Ramës “i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë.”

Rama shkruan gjithashtu se ky takim në tiranë do të kontribuojë edhe në një “bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.”

Postimi i kryeministrit Rama:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kronikë të vizitës historike të Presidentit të Francës në Shqipëri, e para në 101 vjet marrëdhënie diplomatike mes të dy vendeve, e cila i hapi rrugën një sërë projektesh të reja me rëndësi për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor për Shqipërinë, si edhe një bashkëpunimi të afërt politik, për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.