E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Investoni në Shqipëri
Lajme

Rama vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Investoni në Shqipëri

Kreu i qeverisë Edi Rama është nisur për një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me homologun e tij Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.

Sakaq, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet. Ndërkohë, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në vendin tonë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.