E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ‘zbulon fajtorin’ e pjesëmarrjes së ulët në votime
Lajme

Rama ‘zbulon fajtorin’ e pjesëmarrjes së ulët në votime

Fajin e ka sërish opozita

Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të mbajtura në 5 bashki, ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte ndër më të ulëtat e viteve të fundit, kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim ku, mes rreshtash, ka zbuluar edhe “shkakun” e rezultatit, motin me shi.

Në një postim plot emoji trëndafilash, kreu i qeverisë uron fituesit socialistë, por pa harruar të përmendë faktorët që – sipas tij – “penguan” qytetarët të shkonin në votime: opozitën e dobët, natyrën e “pjesëshme” të zgjedhjeve, dhe, më në fund, reshjet e shiut që, duket se, paskan qenë pengesa më serioze për demokracinë.

Sipas Ramës, edhe pse moti ishte me re, rezultati mbeti “i kuq flakë”. Të pestë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste dolën fitues, ndërsa kutitë bosh u justifikuan me “lagështirën” e ditës.

Ja si shkruan ai në rrjete sociale:

🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki
🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore
🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Në stilin e tij të njohur, Rama liston me entuziazëm kryebashkiakët e rinj, përfshirë edhe Brunën në Vlorë – “gruan e parë që do të drejtojë bashkinë” – dhe Ervinin në Berat, që mori mbi 83% të votave.

Ndërsa në rrjetet sociale, shumë qytetarë ironizojnë me “arsyet meteorologjike” të pjesëmarrjes minimale, duke pyetur nëse për zgjedhjet e ardhshme duhet të lutemi për diell që demokracia të “shkëlqejë” më fort.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.