E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zbulon shifrën sa mundet të përfitojë Shqipëria për rindërtimin nga donatorët në  Romë
Publik News

Rama zbulon shifrën sa mundet të përfitojë Shqipëria për rindërtimin nga donatorët në Romë

Takimi është mbajtur në vigjilje të konferencës të donatorëve për Shqipërinë, që pritet të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.

Kryeministri Rama në një lidhje nga Roma tha se shifra që mund të përfitojë Shqipëria në fund të kësaj konference do të rrotullohet tek 1 miliardë euro.

“Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende, por të dhënat e konsiderueshme që janë mbledhur deri tani na japin një shumë që në fund do të rrotullohet rreth 1 miliardi euro, pak më shumë, apo pak më pak.

Jemi të mirë përgatitur për të vijuar me disa veprime të tjera kurajoze në aspektin financiar, duke përfituar nga qëndrueshmëria e lartë makro ekonomike që kemi garantuar në këto vite reformash dhe duke kombinuar disa skema për rindërtimin. Gjithnjë pa ndërprerë dhe pa reduktuar programe të investimeve të zhvillimit dhe mbrojtjes sociale”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.