Rama:Të rrimë në shtëpi, nëse s’duam të numërojmë qindra e mijëra të vdekur
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë karantinim një ‘luftë në kolltuk’ dhe tha qartë se nëse nuk duam të numërojmë qindra e mijëra viktima, sepse kjo sipas tij është shumë e mundur të ndodhë, duhet të qendrojmë në shtëpi.
“Ka një model statistikor që është ndërtuar bazuar në trajektoren e vendeve pas 20 vendeve të para. nëse shohim atë, ne jemi shumë më mirë se disa vende të tjera se i kemi marrë masat shpejt dhe po i respektojmë ato, duhet ta themi këtë.
Ka një lloj alarmi por është pak i ekzagjëruar, janë minimale shkeljet me atë që po bën shumica dërrmuese e popullsisë. Një rast në një treg apo treg tjetër, apo ecje në rrugë dorë për dore duhet të eleminohen ama ne po bëjmë një gjë fantastike tani dhe nëse nuk duam të numërojmë qindra e qindra të vdekur, mos o zot mijëra se kjo është e mundur të ndodhë nëse ne nuk bëjmë secili luftën e vet. Humbjet e njerëzve janë humbje, dhe një është humbje por duke qenë të vetëdijshëm nuk i shmangim dot. Ama duhet të jemi të fokusuar që këto humbje të jenë minimumi i mundhsëm. Luftë në kolltuk dreqi e mori, rri mos lëviz nga kolltuku. Tani kjo nuk është ndonjë sakrificë e jashtëzakonshme, dikush thoshte heroizëm; Ca heroizmi se po rri në shtëpi? Kjo është detyrë themelore”, u shpreh shefi i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama tha se duke u bazuar në algoritmet, njësoj si në vendet e tjera, parashikohet që kjo javë, por edhe 1-2 javët e ardhshme, situata të rëndohet.
Në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa, kreu i qeverisë tha se 80% e atyre që do të prekn nga koronavirusi, nuk do e ndjejnë fare që e kanë. Ndërsa një pjesë e vogël nga ai 20% që mbetet, do të luftojnë me vdekjen në krevat.
“Nuk ka asnjë befasi, asnjë sekret, që situata do të vijë duke u rënduar, pasi ne e dimë shumë mirë dhe bazohemi në modelin e ndërtuar mbi algoritmet e përdoruara në vendet e tjera. E kemi prezantuar kurbën, që është diçka që na bashkon me eksperiencat e tjera, që bazohet në një fakt të thjeshtë. Virusi do të përhapet dhe mund të prekë këdo prej nesh. Masat shtrënguese e frenojnë përhapjen e tij. 80% e atyre që e kanë nuk do e marrin vesh. Ndërsa 80% e 20% do të ketë simptoma të thjeshta. Ndërsa ai 20% i 20% që mbetet do të luftojë me vdekjen në krevat. Java që kemi hyrë është e parashikuar, nuk kemi hedhur fall, është javë shumë e vështirë dhe vendimtare, së bashku me 1-2 javët e tjera që pasojnë”.
Ndërkohë, i pyetur në lidhje me komentet që merr në postimet e tij, Rama tha se i ndjek me vëmendje dhe komentet seleksionohen, duke bërë thirrje edhe irrituese për të gjitha ata që bëjnë komente që dëmtojnë situatën aktuale.
“I ndjek me shumë vëmendje. Kemi një grup njerëzish që i seleksionojnë. Por sigurish ka edhe një seleksionim lidhur me ata që ankohen përgjithësisht, dhe aty tek tuk dalin edhe këto komente fatkeqe, ta pajustifikueshme dhe të turpshme, në një situatë si kjo, që ushqehen nga vrima e halesë digjitale, dhe dihet ku shpërndahen”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



