E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti 2025, SPAK me ‘sytë’ nga klikimet në YouTube dhe Facebook
Lajme

Raporti 2025, SPAK me ‘sytë’ nga klikimet në YouTube dhe Facebook

Raporti vjetor i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025 nuk fokusohet vetëm te rezultatet e hetimeve, arrestimeve apo procedimeve penale. Në një pjesë të dokumentit, institucioni ndalet edhe te pasqyrimi i jehonës mediatike të aktivitetit të tij, duke përfshirë shikimet dhe klikimet që kanë marrë intervistat e prokurorëve në televizione, portale dhe rrjete sociale.

Në raport renditen në mënyrë të detajuar disa dalje publike të prokurorëve të SPAK, ku përveç temave të trajtuara, theksohet edhe audienca që këto intervista kanë arritur në platforma të ndryshme si YouTube, Facebook apo media të tjera online.

Një nga rastet e përmendura është intervista e prokurorit të posaçëm Vladimir Mara, e transmetuar në një emision televiziv, e cila sipas raportit ka arritur rreth 176 mijë shikime në YouTube. Po ashtu, në dokument evidentohet edhe intervista e prokurores Doloreza Musabelliu në një dokumentar të publikuar nga BIRN, e cila thuhet se është ndjekur nga më shumë se 45 mijë përdorues në rrjetet sociale.

Në të njëjtin raport përmendet edhe një dokumentar që trajton rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave të përfshira në dokument, materialet dhe fragmentet video të publikuara në këtë kuadër kanë arritur deri në rreth 250 mijë shikime në YouTube dhe në rrjetet sociale.

Në disa raste, raporti ndalet edhe te numri i leximeve që kanë marrë artikuj të ndryshëm në portale, apo te klikimet e versioneve në gjuhë të huaj të publikimeve që lidhen me aktivitetin e institucionit.

Kjo pjesë e raportit ka tërhequr vëmendje, pasi përveç treguesve të zakonshëm të performancës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dokumenti përfshin edhe të dhëna mbi ndikimin mediatik dhe audiencën që kanë marrë paraqitjet publike të prokurorëve.

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet

Raporti i SPAK
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.