E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, Berisha: Zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion, farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës
Politikë

Raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, Berisha: Zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion, farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës

Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se raporti paraprak i OSBE ODHIR dëshmoi se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.

2a5d19a7-82d6-4dbd-b8e0-0adcbd78fee4

Ai u shpreh se raporti vë gishtin në një sërë problemesh madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale.

“Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR, të autoriteteve lokale dhe rajonale të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë anti kushtetuese, anti ligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Raporti paraprak ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format anti ligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qeverisë. Nënvizon blerjen masive të votës gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat dhe procesin e votimit”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.