E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i deputetit Gjetan Gjetani qe akuzoi PD: Hera e parë që dola jashtë Shqipërisë…
Politikë

Reagimi i deputetit Gjetan Gjetani qe akuzoi PD: Hera e parë që dola jashtë Shqipërisë…

Deputeti socialist Gjetan Gjetani, i akuzuar nga Partia Demokratike se ka të shkuar kriminale në Itali, flet për herë të parë për dhe e konsideron kërkesën e PD-së në Prokurori një shpifje të pastër politike. Deputeti Gjetani tha se hera e vetme që ka dalë jashtë kufirit shqiptar ka qenë këtë vit, kur ka qëndruar 10 orë me familjen në Kotorr.

Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike. Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen. S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS. Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, tha deputeti i akuzuar nga PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.