Reagimi i Ramës për Elez Biberajn, Vasili: “Te mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë !”
Pas përgjigjet së Kryeministrit Edi Rama për Elez Biberajn, ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e shoqëron me një thënie popullore.
“Lexova Elez Biberajn, qe foli se kishte diçka per te thene. Lexova dhe Edi Ramen, qe foli, se diçka duhet te thoshte dhe mu kujtua shprehja e famshme: “Te mençurit flasin, sepse kanë diçka për të thënë. Budallenjtë flasin, sepse diçka duhet të thonë !”, shkruan Petrit Vasili në Facebook.
Dy ditë pas deklaratave të forta të drejtorit të Zërit të Amerikës për Euroazinë, kryeministri Rama i ktheu përgjigje, duke theksuar se deklaratat e tij janë etiketime fyese dhe të pabazuara në fakte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




