Reagon Bardhi pasi KQZ u dha 48 orë kohë i: S’do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni, është dorëzuar i plotë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi KQZ ktheu mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Lulzim Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit dhe vendosjes së ultimatumit prej 48 orësh për dorëzimin e dokumentacionit të plotë.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se deklarata nga KQZ s’kanë lidhje me ligjin, por formalizim i një vullneti politik ekstraligjor.
Ndërsa theksoi se “nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, ka deklaruar Gazment Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



