Reagon Gjergj Luca: Vjedhja e velierës është një keqkuptim i policisë, fajin e kanë mediat
Biznesmeni i peshkut Gjergj Luca ka reguar pas njoftimit të policisë se peshkatarët e tij, kanë vjedhur një velierë të bllokuar nga policia.
Velierë turistike me vlerë mbi 300 mijë eur është arritur të vidhet nga moli i policisë Kufitare në Limion të Sarandës, për llogari të Gjergj Lucës, sipas policisë.
Por, Luca ka një version tjetër, ndërsa akuzon mediat që nuk pranojnë pagesa nga ai dhe që kanë pasqyruar njoftimin e pilicisë.
Reagimi i Lucës
Përshëndetje miq, duhet tu japim një përgjigje këtyre mediave të tallavasë, ajo atyre që janë korrekt dhe dalin bëjnë postimet normale të shtetit tonë.
Ju mediat e tallavasë, unë kam pranuar me gojën plot që kam qenë edhe unë hajdut në kohën e Enver Hoxhës kur gjithë populli jonë e kishte sport kombëtar vjedhjen, kur vidhte i gjithë populli që nga anëtari i byrosë deri tek roja e koprativës, deri tek mintatori, deri tek peshkatari, çdo njeri kapte ca të kapte, se donte t’i çonte tek shtëpia.
Tani në kapitalizëm është pronë private dhe me thënë të drejtën unë jam marrë me punë e me djersë të ballit. Tani kjo komedia e institucioneve tona që janë lënë njëra-tjetrës që për mua është një keqkuptim dhe një pafatësi interpretimi që mua më thonë që Rozafa dhe peshkatarët e Rozafës kanë vjedhur një veliere.
Një pyetje kam, kujt ia kam vjedhur velieren? Sipas gjithë legjislacionit dhe Kodit Detar Ndërkombëtar dhe Kodit Detar Shqiptar, ajo veliere është pronë e kompanisë Rozafa.
Pra unë jam një hajdut, ose peshkatarët e mi kanë vjedhur pronën e kompanisë së saj. Uroj që të sqarohet kjo punë dhe mendoj se do të sqarohet ky ngërç sepse nuk ka asnjë llogjikë, kjo që ka ngritur Policia Kufitare bashkë me Prokurorinë. Mendoj që është një keqkuptim dhe mediat e tallavasë do tua çoj në mënyrë postale vendimin e gjykatave të shtetit tonë, që për hir të së vërtetës po kthehet besimi tek gjykatat tona. Respekte”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



