E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Millorad Dodik: Sulm politik në periudhën e festave! Nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur ndaj meje
Lajme

Reagon Millorad Dodik: Sulm politik në periudhën e festave! Nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur ndaj meje

Udhëheqësi serb i Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik ka reaguar për herë të parë pas shpalljes non-grata nga SHBA.

Sipas mediave vendase, ai e ka cilësuar si një sulm politik dhe se ata që janë pas këtij vendimi, e dinë shumë mirë këtë skenar.

“Ndoshta gjëja e parë që të vjen ndërmend është koha e shpalljes së këtij vendimi, në prag të festës më të gëzuar të krishterë të Krishtlindjes. Historikisht si komb jemi sulmuar në festat e mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë”, u shpreh ai për median Klix.ba.

Dodik theksoi se gjëja tjetër që i shkon ndërmend është se u ndëshkua sërish, pa e ditur arsyen.

“Fillimisht më thanë se po shkel të Dejtonin, pa deklaruar se çfarë e kam shkelur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, tani siç dëgjoj jam akuzuar edhe për korrupsion dhe në Bosnje e Hercegovinë nuk po zhvillohet asnjë procedim penal për korrupsion apo kudo tjetër në botë”, thotë Dodik.

SHBA vendosi ditën e sotme sanksione të reja ndaj Dodik me motivacionin “për aktivitete korruptive dhe kërcënim ndaj stabilitetetit të Bosnjes”.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.