Reagon Presidenca per Draft Opinionin e Venecias për paketën Anti-shpifje : Konfirmon qëndrimin e Kreut të Shtetit. Liria dhe pavarësia e medias të parat
Me një shënim në facebook, Blushi shkruan se Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit Meta, ndërsa e konsideron paketën “anti-kushtetuese”.
Sipas Blushit këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me parimet themelore të Kushtetutës, nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut.
Paketa antishpifje e qeverisë shqiptare u rrëzua në Komisionin e Venecias, i cili kërkoi rishikimin e tij, duke argumentuar mes të tjerash se shtyp lirinë e medias.
Postimi i plotë:
Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.
Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:
– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)
Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.
LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




