E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Presidenti Meta për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, dhe porosit: Në kushtet aktuale….
Publik News

Reagon Presidenti Meta për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, dhe porosit: Në kushtet aktuale….

Pas zgjedhjeve të shpallura për zgjedhjen e rektorit të ri dhe anëtarëve të senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Presidenti Ilir Meta kërkon që ky proces të mëshirojë parimet kushtetuese si dhe të zhvillohet në përputhje me ligjin.

Meta thekson se në kushtet aktuale, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces.

Kreu i Shtetit thekson se procesi i ri zgjedhor duhet të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.

Deklarata e Metës:

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.