Reagon Rama për pamjet e familjeve me policinë:Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes së banorëve të zonës së Petro Ninit në Tiranë me forcat e rendit dhe përmbaruesit për zbatimin e vendimit të gjykatës.
Në mesazhin e tij, Rama sulmon mediat, duke thënë se përzien gjërat pa lidhje. Sipas Kryeministrit qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave.
“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!
Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, shkruan ai.








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



