E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Valdin Pjetri: Kjo ngjan me gjyq publik, por askush s’na ndal
Politikë

Reagon Valdin Pjetri: Kjo ngjan me gjyq publik, por askush s’na ndal

Pas lajmit se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për figurën e Valdrin Pjetrit, pasi PD e denoncoi se ai ka qenë i ndaluar dhe më pas i dëbuar nga Italia, ka reaguar sot kryebashkiaku i ri i Shkodrës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershoritKryetari i ardhshem i Bashkise Shkoder Pjetri ka reaguar pas akuzave te PD ditet e fundit dhe gjithashtu u shpreh se do te pritet edhe kerkesa e prokurorise lidhur me kete çeshtje.

“Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën”.

A është e vërtetë se nuk keni udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë?

Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.