Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri me thirrje për PD-në: Do bëjmë çmos që çdo propozim i tyre të pranohet
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti i PS-se, Damian Gjknuri, duke shprehur sot gezimin qe PD po e merr seriozisht ftesen per Reformen Zgjedhore i bëri thirrje asaj qe te sjelle propozimin per idetë e saj, duke u mbështetur tek rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Gjiknuri beri me dije se drafti qe eshte bere tashke publik do t’u dërgohet të gjithë aktorëve politikë për te vijuar me tej me pjesen e diskutimeve.
Sipas tij, duhet bere edhe një seancë të dytë që të jenë të pranishëm dhe mediat. “Pasi të ezaurojmë diskutimin e plotë të paketës, do t’i miratojmë në parim. Paketa tjetër e dytë ka të bëjë me çështje të administrimit të zgjedhjeve që do të jetë një reformë e tërë e procesit të administrimit të zgjedhjeve. Projekti i parë që u diskutua sot ka pasur propozime radikale, siç është detyrimi që për 6 muaj qeveria të publikojë aktivitetin e saj”, tha Gjinkuri.
Me tej, ai theksoi se fakti qe PD nuk e njeh Komisionin per Reformen Zgjedhore, kjo nuk e pengon ate qe te mos vijoje nga puna.
“Nëse ata do të paraqesin draftet e tyre, duke ja dhënë dhe OSBE dhe jo neve drejtpërdrejte, pa qenë në komunikim, do bëjmë çmos që çdo propozim i tyre të pranohet, (në përputhje me OSBE/ODHIR). Mbase do të jetë një rast i rrallë që dakordësia do të shtrihet jashtë parlamentit”, tha Gjiknuri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



