Rekord historik, 9 tonë kokainë kapen në ujërat amerikane
Rreth 9 mijë kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, në një operacion të gjerë antidrogë që konsiderohet si më i madhi i dy dekadave të fundit i zhvilluar në det.
Sasia kolosale e lëndës narkotike u kap gjatë një operacioni të kombinuar detar dhe ajror në ujërat e Paqësorit Lindor, zonë e njohur për trafikun ndërkombëtar të drogës drejt Amerikës së Veriut.
Autoritetet amerikane bëjnë me dije se aksioni është rezultat i disa javëve ndjekje dhe bashkëpunimi me agjenci të tjera të sigurisë.
Hetimet për identifikimin e rrjeteve të trafikut dhe destinacionit final të kokainës vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



