Rekord rastesh me Covid-19/ Greqia masa të reja për fundvitin:Do festohet ulur, pa muzikë
Greqia ka ndërmarë ditën e sotme masa të reja për natën e Vitit të Ri.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se vetëm për natën e ndërrimit të viteve, dyqanet lejohen të punojnë deri në orën 2:00 të mëngjesit.
Ndërkohë që sa u përket qytetarëve ata mund të festojnë deri në orën 12:00 në mesnatë, vetëm të ulur dhe pa muzikë nëpër restorante.
“Këto masa, nëse zbatohen në tërësinë tonë, do të na lejojnë kthimin në jetën normale nga mesi i janarit. Komisioni njëzëri u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sepse vaksina mbron qytetarët nga Omicron”, -tha ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris.
Kujtojtojmë se fillimisht, masat do të hynin në fuqi më 3 janar 2022, por për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve dhe fillimit të mutacionit të Omicron, u vendos të përshpejtohej zbatimi i tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



